Të paktën nëntë persona humbën jetën gjatë përleshjeve midis policisë dhe mbështetësve të liderit të opozitës së Senegalit, Ousmane Sonko, sipas njoftimit të qeverisë të premten.
Pas dhunës, autoritetet vendosën një ndalim gjithëpërfshirës për përdorimin e disa platformave të rrjeteve sociale.
Shumica e viktimave ndodhën në kryeqytetin e Dakarin dhe qytetin jugor të Ziguinçorit, ku Sonko shërben si kryebashkiak.
Në përgjigje të situatës, ministri i Brendshëm, Antoine Felix Abdoulaye Diome, deklaroi se rrjetet sociale si Facebook, WhatsApp dhe Twitter, të cilat po përdoreshin për të nxitur protestat, janë pezulluar.
Diome siguroi publikun se qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e individëve dhe pronës dhe se siguria do të përforcohej në të gjithë vendin.
Të enjten, Sonko u shpall fajtor për korruptim të të rinjve, por u lirua nga akuzat në lidhje me përdhunimin dhe kërcënimet me vdekje ndaj një gruaje të punësuar në një sallon masazhi.
Ai mori një dënim me dy vjet burg, pavarësisht mungesës së tij në gjyqin e Dakarit. Avokati i Sonkos tha se ende nuk është lëshuar një urdhër arrestim për politikanin.
Sonko, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të Senegalit në vitin 2019 dhe gëzon popullaritet të konsiderueshëm në mesin e të rinjve në vend, thotë së është i bindur që problemet e tij ligjore janë një përpjekje e qëllimshme nga qeveria për të penguar kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.
Në Senegal, korruptimi i të rinjve, që përfshin shfrytëzimin e pozitës së pushtetit për t’u përfshirë në aktivitete seksuale me individë nën moshën 21 vjeç, është një vepër penale. Dënimi për këtë vepër mund të shkojë deri në pesë vjet burgim dhe një gjobë që tejkalon shumën prej 6,000 dollarësh.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit të enjten, përleshjet shpërthyen në të gjithë vendin, me partinë e Sonkos që bëri thirrje që njerëzit të dilnin në rrugë.
Në Dakar, protestuesit hodhën gurë, dogjën automjete dhe në disa vende ngritën barrikada ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës.
Zëdhënësi i qeverisë Abdou Karim Fofana tha se dëmi i shkaktuar nga demonstratat i ka kushtuar vendit miliona dollarë./rel
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...