Të paktën nëntë shtetas amerikanë, tri gra dhe gjashtë fëmijë janë vrarë në një sulm që dyshohet të jetë kryer nga sulmues të karteleve të drogës në Meksikë.
Viktimat janë nga familja LeBaron, të lidhur me komunitetin Mormon që është vendosur në Meksikë dekada më parë, transmeton portali arbresh.info.
Viktimat ishin duke udhëtuar në një konvoj automjetesh.
Ministri i sigurisë tha se grupi mund të jetë shënjestruar aksidentalisht si rezultat i ngatërrimit të identitetit.
Në shtetin e Sonoras në veri të Meksikës është duke u luftuar mes dy bandave rivale, La Linea që ka lidhje me kartelin më të madh Juarez dhe “Los Chapos”, që është pjesë e kartelit të Sinaloas.
Familjarët që kanë folur për gazetën New York Times thonë se dy nga fëmijët e vrarë ishin më pak se një vjeç.
Në një postim Presidenti Donald Trump i përshkroi viktimat si një grup i “familjes dhe miqve të mrekullueshëm”, të cilët “u kapën mes dy karteleve të drogës, të cilët qëllonin ndaj njëri-tjetrit”.
SHBA “qëndron gati”, tha ai, për të ofruar mbështetje për të luftuar problemin e dhunës së kartelit dhe “të bëjë punën shpejt dhe në mënyrë efektive”. FBI ka ofruar të ndihmojë autoritetet meksikane në hetim, raporton CNN.
Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, tha se Meksika do të vepronte me “pavarësi dhe sovranitet” në ndjekjen e kriminelëve prapa sulmit./arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA