Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha të Indisë ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.
Të afërmit e viktimave kanë rrëfyer momentet e tmerrit kur kanë mësuar për jetët e humbura nga ky aksident tragjik, shkruan BBC.
“Nëna dhe gjyshja ime ishin në tren. Ato po shkonin në qytet për të blerë ilaçe. Unë e gjeta gjyshen time disa orë pas aksidentit. Ajo ishte gjallë. Por nëna ime mungonte. E kërkuam kudo, por nuk e gjetëm. Nuk dija çfarë të bëja, ndaj ua përcolla të gjithë miqve dhe të njohurve një foto të nënës sime. Unë ua dhashë edhe numrin e saj dhe përshkrova ngjyrën e fustanit që kishte veshur kur e pashë për herë të fundit. Këtë mëngjes u dëgjova me një nga miqtë e mi. Më dërguan një foto të një trupi – ishte nëna ime. Ajo kishte veshur të njëjtin fustan. Gjithçka që dua tani është që të jem në gjendje ta marr trupin e saj në shtëpi të sigurt, në mënyrë që ta varrosim. Por ka kaq shumë kaos këtu – nuk ka trena dhe rrugët janë bllokuar të gjitha”, ishte njëri rrëfimi i Suryaveer, nëna e të cilit kishte vdekur në aksident.
Personat e shpallur fajtorë për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi.
Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...