Google ADS

Nëndetësja e zhdukur kishte raportuar probleme mekanike

22:29 | 20 Nëntor 2017
Arbresh.info

Marina e Argjentinës thotë se nëndetësja ARA San Juan, e cila është zhdukur që nga dita e mërkurë kishte raportuar prishje mekanike në komunikimin e fundit.

Nëndetësja, me 44 anëtarë në bord, u zhduk 430 km jashtë bregut argjentinas pa gjurmë, transmeton portali arbresh.info

“Anija foli në sipërfaqe dhe raportoi një prishje”, tha komandanti i marinës Gabriel Galeazzi.

Kapiteni Galeazzi foli për një “qark të shkurtër” në bateritë e nëndetëses.

Kjo është hera e parë që një zyrtar ka përmendur që nëndetësja kishte probleme mekanike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme