Emri i parë i Donald Trump për ta patur në krahun e tij si këshilltar të sigurisë pas largimit të Michael Flynn, ka hedhur poshtë ofertën.
Nën/Admirali në pension, Robert Harward i ka thënë jo ftesës së Presidentit.
Shtëpia e Bardhë doli me një deklaratë duke justifikuar refuzimin me çështje familjare dhe një karriere në sektorin financiar privat të Harward, por mediat amerikane thonë se shkak i refuzimit ka qenë këmbëngulja e tij për të përzgjedhur vetë stafin, këmbëngulje që nuk është pranuar nga Donald Trump.
Vetë Harward i qëndroi versionit të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur nga Abu Dhabi, ku ndodhet si shef ekzekutiv i Lockheed Martin, 60-vjeçari tha se oferta e marrë nga Shtëpia e Bardhë ishte më se e kënaqshme, por për çështje personale e refuzoi atë.
Megjithatë, ai as pohoi dhe as mohoi nëse i ka kërkuar Presidentit që të ketë stafin e tij në këtë post.
“Për këtë duhet të flasë Presidenti. Nuk më takon mua”, iu përgjigj ai pyetjes së adresuar nga Associated Press.
Michael Flynn u shkarkua nga detyra pas raportimeve se ende pa marrë postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, kishte diskutuar në disa telefonata me ambasadorin rus çështjen e sanksioneve, duke shkelur ligjin që u ndalon personave që nuk kanë marrë ende postin zyrtar që të përfshihen në çështje të politikës së jashtme. /tch
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale