Suedia do të ndjekë penalisht një nënë 49-vjeçare të dyshuar për një krim lufte dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi dyshohet se e solli djalin e saj 12-vjeçar për të luftuar në Siri në vitin 2013.
Prokurorët pretendojnë se gruaja i mundësoi djalit të saj të rekrutohej dhe të përdorej si fëmijë ushtar nga mosha 12 vjeçare deri sa ai të mbushte 15 vjeç, tha në një deklaratë Autoriteti i Prokurorisë Suedeze, transmeton portal arbresh.info
Në deklaratë thuhet se djali ishte “përdorur për t’u përfshirë drejtpërdrejtë më grupet e armatosura, përfshirë edhe Shtetin Islamik”.
Kjo është hera e parë që Suedia ngre akuza për krime lufte për përdorimin e fëmijëve si ushtarë.
Sipas Prokurorëve në Suedi, ndalohet rreptësisht përdorimi i fëmijëve nën 15 vjeç për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konflikte të armatosura, duke përfshirë edhe përdorimin e fëmijëve si korrierë ose roje.
Prokurorja e dhomës Reena Devgun tha në një deklaratë se hetimi zbuloi se djali ishte “edukuar dhe trajnuar për të marrë pjesë në armiqësi”, i pajisur me armë ushtarake dhe i përdorur në luftime dhe misione të tjera luftarake.
Gruaja, për të cilën euronews shkruan se është rritur në Suedi, ka mohuar akuzat.
Ajo është në paraburgim që nga 23 shtatori i vitit 2021./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë