Nëna me foshnjën 10 muajshe: U largova nga Ukraina se doja që fëmija im të mos dëgjonte bomba dhe shpërthime

12:58 | 28 Shkurt 2022
S D

Një nënë ukrainase, ka folur për BBC-në, momentin rrëqethës kur ajo u largua nga shtëpia e saj me foshnjën e saj 10 muajshe, raporton arbresh.info, transmeton arbresh.info.

Liza Grach, e cila duhej të linte burrin e saj pas, tha se ajo e mori vendimin që fëmija i saj të mund të “flinte mirë” dhe të mos dëgjonte “bomba dhe shpërthime”.

“Ishte e tmerrshme , por unë isha me fat, sepse ne vepruam menjëherë . U larguan direkt sapo mësuam që ata hynë në Ukrainën lindore. Por nuk prisnim që të fillonte lufta, por në mëngjesin e 24 shkurtit pashë që lufta po ndodhte, pash tym të zi flamuj ukrainas, dhe shpërthime. Në pak orë burri më tha që duhet të largohemi. Nuk mund ti përshkruaj ndjenjat, ishte e tmerrshme. Largimi ishte zgjidhja jonë e vetme. Sepse fëmija im tashmë ka privilegjin të flejë i qetë mos të dëgjojë shpërthime, dhe mos ndikohet nga paniku dhe frika e luftës. Dua të mbroj të ardhmen e bijës sime. U largova për të mirën e fëmijës tim”, u shpreh Liza./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme