Nëna  jordaneze djeg  fëmijën e saj në dush

11:29 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një nënë jordaneze  ka djegur vajzën e saj 3-vjeçare me ujë të nxehtë pasi ajo ishte nervozuar me lëvizjet e saj të tepruara të cilat e shqetësonin vazhdimisht.

Nëna vendosi  foshnjën në vaskë  me ujë të nxehtë, pa e ftohur atë, gjë që shkaktoi djegien lëkurës në tërësi.

Si pasojë e  plagëve të marra nga djegia, vajza e vogël humbi jetën, raporton Al-arabiya, përcjell arbresh.info

Nëna 25-vjeçare u dënua me 20 vite burgim nga Gjykata Penale, me aktakuzën si vrasje me paramendim.

Mediat lokale raportojnë se 25 vjeçarja ishte e njohur për departamentin policor të mbrojtjes sa i përket  aktetve të saj të dhunshme ndaj vajzës  së saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme