Google ADS

Nëna hodhi trupin e vajzës anoreksike në det

14:33 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Një trup i dekompozuar i femrës është gjetur në një valixhe në afërsi të portit italian të Riminit dhe është identifikuar si një ruse që vuante nga anoreksia, transmeton portali arbresh.info.

Policia beson që nëna e shqetësuar e Kateriana Laktionova vuri mbetjet e së bijës në valixhe pasi ajo vdiq nga gjendja e saj, thonë mediat italiane.

Trupi është gjetur i mbështjellë në një qese të zezë plastike nga peshkatarët më 25 mars.

Gulnara Laktionova ia pranoi një mikeshe veprimin e saj.

Por policia nuk ka gjetur dëshmi të vdekjes së dhunshme gjatë autopsisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme