I jep djalit për një vit përzierje ilaçesh vdekjeprurëse duke i shkaktuar dhimbje të forta dhe probleme me shëndetin për muaj me radhë. Rachel Kinsella, është një 36- vjeçare amerikane nga Meadville, Missouri, e cila i dha të birit aq shumë ilaçe sa e sëmuri, duke bërë që i biri për rreth gjashtë muaj të qëndrojë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, kur vogëlushi 9- vjeçar nisi të ndihej keq. Për herë të parë shqetësimet i pati në shkollë. Që nga ai moment dhe për një vit me radhë më shumë qëndronte në spital se sa në shtëpi, duke rrezikuar vdekjen, pasi mjekët nuk gjenin dot shkakun e gjendjes së tij.
Gruaja për muaj me radhë i kishte dhënë ilaçe vdekjeprurëse Patrikut të vogël, fshehurazi mjekëve, të cilët nuk panë një asnjë moment përmirësim të tij, pavarësisht terapive.
Mjekët bën analiza më të thelluara dhe specifike dhe vetëm atëherë gjetën sasi helmi në gjakun e të voglit, që mund të ishte vdekjeprurëse, shkruan noa.al.
Nëna e tij tentoi të justifikohej duke thënë se mund t’i ketë dhënë ilaçe të gabuara djalit, por analizat zbuluan se sasia e dhënë ishte shumë e madhe për të qenë rastësore, kështu që hetimet zbuluan se synimi ishte që vogëlushi të vdiste.
Gruaja përfundoi në pranga, ndërsa shëndeti i të voglit nisi të përmirësohej deri sa u shërua plotësisht. Të enjten e kaluar në vijim të hetimeve dhe në pritje të dënimit ndaj saj, u konkludua se ajo është fajtore dhe rrezikon 30 vite burg. Gjithçka rezultoi se e bëri për të përfituar sigurimin shëndetësor pas vdekjes së djalit./a.y/noa.al
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...