Një grua në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shpëtuar djalin e saj nga sulm i luanit të maleve.
Pesë vjeçari i cili ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në Calabasas afër maleve Santa Monica, në perëndim të Los Anxhelosit, kur luani u hodh mbi të.
Fëmija ishte tërhequr zvarrë në lëndinën e përparme të shtëpisë, por nëna e tij kur e pa këtë moment vrapoi dhe doli jashtë duke e sulmuar me duar luanin derisa ai e lëshoi fëmijën e saj.
Kafsha më vonë u gjet dhe u qëllua për vdekje nga autoritetet e kafshëve të egra.
Djali pësoi lëndime në kokë dhe bust, por tani është në gjendje stabile në një spital në Los Angeles, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.
Patrick Foy, zëdhënësi i Departamentit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Kaliforni, ka thënë për AP se nëna e kishte “shpëtuar absolutisht jetën e djalit të saj”.
Një oficer i kafshëve të egra pasi kishte shkuar në vendngjarje kishte gjetur luanin në strukur në shkurre. Ai e kishte vrarë kafshën duke besuar se ishte fajtori i mundshëm “për shkak të sjelljes dhe afërsisë me sulmin”. Një test i ADN -së më vonë konfirmoi se ishte kafsha që kishte sulmuar fëmijën.
Sulmet nga luanët malorë janë shumë të rralla në Amerikën e Veriut.
Zyrtarët thanë se kafsha ishte e re. Ekspertët besojnë se ishte ende duke mësuar se si të gjuante dhe të mbrohej për veten, sipas CBS News.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...