Malena Ernman, nëna e aktivistes së famshme suedeze, Greta Thunberg, ka dhënë hollësi për fëmijërinë me probleme të vajzës dhe transformimin e jashtëzakonshëm nga një fëmijë i heshtur në zërin më të fuqishëm në botë kundër ndryshimeve klimatike.
Gjatë një rrëfimi të përcjellë me emocione, zonja Ernman përshkruan se si Greta u diagnostifikua me autizëm dhe si aktivizmi i ndihmoi që ta tejkalonte një çrregullim të ngrënies.
Rrëfimin për problemet e vajzës së saj ajo e paraqet në librin “Shtëpia jonë është në zjarr: Skena të një familjeje dhe të një planeti në krizë”, në të cilin ka kontribuar me shkrime e tërë familja Thunberg.
“Ajo po zhdukej ngadalë në një lloj errësire. Nuk i binte më pianos, nuk qeshte, nuk fliste dhe nuk hante”, tregon nëna e aktivistes adoleshente.
Malena, këngëtare e njohur e operës në Suedi, dhe bashkëshorti Svante Thunberg, aktor, e kishin vështirë të përballen me heshtjen dhe refuzimin e ushqimit nga vajza e tyre, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Greta i kishte humbur 10 kilogramë brenda dy muajve dhe ishte pranë shtrirjes në spital. Babai i saj më pas e kuptoi se vajza po ngacmohej në shkollë. “Mënyra se si shkolla e kupton situatën është e ndryshme. Shkolla mendon se është faji i Gretës”, thotë nëna e saj.
Në verën e vitit 2018, Greta e filloi protestën e parë në shkollë duke qëndruar para zyrës së kryeministrit suedez. Babai ishte përpjekur ta bindte që të shkonte në shtëpi, por ajo kishte refuzuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...