Nëna e një djali njëmbëdhjetë vjeçar i cili ngriu për shkak të një ndërprerje të energjisë në shtëpinë e tyre mobile për shkak të ftohtit që mbërtheu Teksasin, ka paditur shtetin duke kërkuar 100 milionë dollar dëmshpërblim.
Maria Pineda tha se Këshilli i Besueshmërisë Elektrike të Teksasit (ERCOT) dhe Entergy Corp janë përgjegjës për vdekjet e djalit të saj Cristian i cili u gjet i vdekur në mëngjesin e 16 shkurtit në shtëpinë e tyre, ku ai po ndante të njejtin shtrat me vëllaun e tij, transmeton portal arbresh.info
Më shumë se 4 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Teksas dhe të paktën 20 njerëz kanë humbur jetën nga i ftohti polar.
Një proces gjyqësor i ngritur të shtunën akuzoi ndërmarrjet që ata injoruan një thirrje nga komisioni rregullator i energjisë që lëshoi rekomandime të veçanta pas valës së ftohtit në vitin 2011 për t’u përgatitur për kushtet e dimrit.
Cristian ngriu dhe vdiq “sepse rrjeti i energjisë nuk ishte një përparësi dhe furnizuesi i nxehtësisë drejtohej vetëm nga fitimi”,thuhet sipas një procesi gjyqësor të ngritur në Gjykatën e Rrethit Jefferson.
ERCOT, i cili furnizon gati 90 përqind të energjisë elektrike në Teksas, nuk ka dhënë asnjë koment, shkruan Reuters.
Avokatja Maria Pineda, e cila jeton në Conroe, Texas, një periferi e Hjustonit, përfaqëson shtatë familje që humbën të dashurit e tyre për shkak të stuhisë.
Ndaj furnitorëve të energjisë elektrike priten procese tjera gjyqësore.
Teksasi ka një treg të energjisë të parregulluar që operon në mënyrë të pavarur nga rregullatori federal./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...