Nën masa të rrepta për shkak të koronavirusit (COVID-19), Katari sot shënoi ditën kombëtare me një sërë ngjarjesh, përfshirë një paradë ushtarake.
Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, uroi popullin e tij në ditën kombëtare dhe theksoi arritjet e vendit gjatë vitit.
“Në ditën kombëtare të vendit tonë, unë e uroj popullin tonë me këtë rast, i cili vjen në një vit sfidash, por është një dëshmi e procesit të dhënies dhe arritjeve të bëra ndër breza dhe në të gjitha nivelet, dhe kjo e bëri Katarin një oazë të stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit”, shkroi Al-Thani në Twitter.
Katari feston ditën e tij kombëtare këtë vit mes progresit të bërë drejt zgjidhjes së krizës së Gjirit nën ndërmjetësimin e Kuvajtit.
Populli i Katarit feston ditën kombëtare pasi vendi i tyre është renditur në krye të vendeve më të sigurta në botë siç thuhet në raportin e fundit vjetor të indeksit të krimit të vitit 2019 të lëshuar nga Numbeo, baza e të dhënave më e madhe në botë.
Banka Qendrore e Katarit me këtë rast lëshoi gjithashtu kartëmonedha të reja duke shënuar edicionin e pestë të rialit të Katarit, i cili u lëshua për herë të parë në qarkullim në vitin 1973.
Katari gjithashtu përgatitet për Kupën Botërore të futbollit 2020 si dhe të presë Lojërat Aziatike 2030.
Në ditën kombëtare, njerëzit e Katarit përkujtojnë bashkimin e fiseve të vendit të tyre në vitin 1878 nën sundimin e Sheikh Jassim bin Mohammed Al Thani, duke çuar në krijimin e shtetit modern të Katarit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit