Myslimanët në mbarë botën kanë filluar ta festojnë Fitër Bajramin të dielën në mëngjes nën masa kufizuese shkaku i pandemisë.
Kjo festë, njëra ndër më të rëndësishmet në kalendarin e myslimanëve, që shënon fundin e Ramazanit, tradicionalisht festohet me lutje të përbashkëta në xhami, dreka familjare e blerje të rrobave të reja, dhurata e ëmbëlsira, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, këtë vit, festimet kanë mbetur disi nën hijen e pandemisë, sepse shumë vende kanë marrë masa të rrepta kufizuese për shkak të frikës nga përhapja e virusit.
Një numër i madh i vendeve me shumicë myslimane, nga Arabia Saudite, deri në Turqi, Siri e Egjipt, falja masive e Fitër Bajramit është ndaluar.
Arabia Saudite ka vendosur orë policore të plotë për pesë ditë për shkak të shënimit të rreth 68 mijë rasteve të infektimeve, që është numri më i lartë në listën e vendeve në Gjirin Persik.
Autoritetet e këtij shteti kanë njoftuar se lutjet do të organizohen në Mekë dhe Medine, por pa besimtarë, sipas një dekreti të qeverisë mbretërore.
Xhamia Al-Aqsa në Jeruzalem do të rihapet për besimtarët vetëm pas Bajramit, ndërsa në Liban xhamitë do të jenë të hapura vetëm për faljen e së premtes.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion