Google ADS

Bisedimet Ukrainë-Rusi vazhdojnë të mërkurën

21:30 | 15 Mars 2022
KRG

Bisedimet Ukrainë – Rusi priten të vazhdojnë të mërkurën

Bisedimet Ukrainë-Rusi kanë arritur deri në raundin e katërt tashmë, ndërsa pritet të vazhdojë tutje edhe për disa raunde të tjera.

Këshilltari i Presidencës së Ukrainës Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur se bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë të mërkurën (nesër), përcjell arbresh.info.

“Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë Podoliak.

Ndërsa  gjatë kësaj trazire mes dy shteteve, Presidenti ukrainas Volodmyr Zelenskyy, ka kërkuar takim “sy më sy” me presidentin rus Vladimir Putin.

Kurse Kremlini ka mohuar  se kanë pranua ndonjë kërkesë zyrtare nga ana e shteti të Ukrainës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme