Gjithkush i njeh radarët që matin shpejtësinë e veturave në rrugët zvicerane. Nëse udhëtoni më shpejt se sa lejohet, fitoni një dënim në kutinë tuaj postare. Por, çka nëse ne nuk udhëtojmë me shpejtësi të tepruar, por bëjmë vetëm zhurmë?
Këshilli i Madh i Kantonit të Gjenevës po mendon për zhvillimin e një pajisjeje që mat zhurmën e makinave, siç shkruan “Tribuna de Genève”, përcjell albinfo.ch.
Komisioni për Transport i Parlamentit po debaton aktualisht një iniciativë të ish-anëtarit të Partisë së Gjelbër, Boris Calame.
“Prodhimi i një radari për matjen e zhurmës është teknikisht i realizueshëm dhe në përgjithësi nuk është më i shtrenjtë se një radar për matjen e shpejtësisë”, përmbledh ekologu dhe mbrojtësi i mjedisit, Delphine Klopfenstein Broggini. Partia e Gjelbër ka hartuar një raport nga Komisioni, i cili është miratuar me 13 vota. Vetëm SVP kishte votuar kundër.
Vëzhgimet kanë treguar se disa shoferë shkaktojnë “ndotje të paarsyeshme nga zhurma për banorët lokalë”, sipas raportit të gazetës.
Radari i zhurmave, sfidon policinë
Sipas policisë, një radar që mat zhurmën do të ishte i dobishëm, por megjithatë, një pajisje e tillë gjithashtu do të përbënte sfida të mëdha për nëpunësit civilë.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën