Fushata e Kamala Harris ka publikuar videon e saj të parë zyrtare, “Ne zgjedhim lirinë”. Në video, Harris dëgjohet duke thënë: “Në çfarë lloj vendi duam të jetojmë?”
Ajo vazhdon duke thënë se ka “disa që mendojnë se duhet të jemi një vend i kaosit, frikës dhe urrejtjes”, përpara se të shtojë: “Ne po zgjedhim diçka ndryshe”.
I’m Kamala Harris, and I’m running for President of the United States. pic.twitter.com/6qAM32btjj
— Kamala Harris (@KamalaHarris) July 25, 2024
Gjatë videos, e cila shoqërohet me këngën Freedom të Beyonce-s, Harris tha se vendi ka nevojë për lirinë jo vetëm për t’ia dalë mbanë, por edhe “të ecë përpara”.
“Liria për të qenë të sigurt nga dhuna me armë,” thekson ajo.
“Liria për të marrë vendime për trupin tuaj. Ne zgjedhim një të ardhme ku asnjë fëmijë nuk jeton në varfëri. Ku të gjithë mund të përballojmë kujdesin shëndetësor, ku askush nuk është mbi ligjin.
“Ne besojmë në premtimin e Amerikës dhe jemi gati të luftojmë për të, sepse kur luftojmë, fitojmë”.
/abcnews.al
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...