Google ADS

Në zemër të xhunglës për pesë ditë, hanë peshq të gjallë për të shpëtuar

17:02 | 5 Nëntor 2016
Arbresh Info

Një grup punëtorësh kishin mbetur të bllokuar në një xhungël meksikane për pesë ditë duke u detyruar kështu të hanë vetëm peshk të gjallë dhe kikirika pasi barka e tyre u përmbys.

Grupi prej katër personave kishin humbur në Xhunglën Lacandon në jug lindje të Meksikës ku u detyrën për gjetur ushqim në mënyrë që të qëndrojnë të gjallë, shkruan portali arbresh.info. Pasi ranë mbi një ujëvarë dhe u mbushën plotë me shushunja, grupi i punëtorëve gjetën vetën midis xhunglës 4.7 hektarësh.

Kur dy nga barkat e tyre u përmbysën dhe humbën, ushqimi i tyre, pajisjet e ndihmës së shpejtë dhe sistemi GPS u zhdukën gjithashtu.

Rachel Bradley, një angleze që ishte pjesë e grupit, tha se ata kishin ngrënë nga pesë kikirikë në ditë dhe nga një peshk të vogël që e kishin kapur me rrjetë mushkonjash për të qëndruar të gjallë. 31-vjeçarja ka thënë gjithashtu se ajo është ndierë fajtore për familjen e saj nëse nuk do ia kishte arritur të kthehet në shtëpi e gjallë.

“Uji vazhdonte të rridhte shpejt e më shpejt. Por, në këtë pikë ishte shumë vonë për të menduar kthimin”, tha zonja Bradley nga Stocktoni i Teessides.

“Mua ma kishin mbetur disa qese me kikirikë dhe ne i ndamë ata nga pesë kikirikë në ditë për secilin. Ne u detyruam të përdorim rrjetë kundër mushkonjave për të kapur peshq të vogël që nuk ishin më të mëdhenj se sa gishti. Ne u detyruam të kafshojmë kokën e tyre dhe të gëlltisim më pas gjithë trupin”, shtoi ai.

Zonja Bradley shpjegoi gjithashtu se grupi kishte edhe ndjenjën që ata nuk do të shpëtohen nga askush.

“Ne e kuptuam që mënyra më e mirë për tu gjetur ishte thjesht duke qëndruar ende”

“Qëndrimi në një pemë për disa ditë nuk ishte në plan kur dolëm jashtë, por ne menduam që vendi më i sigurt ishte që të qëndrojmë të vendosur dhe që dikush të nga gjej. Megjithëse, ishte edhe një ndjenjë se ‘çfarë nëse nuk vjen askush?'”

Ata ishin gjetur dhe shpëtuar nga një person që grupi ka thënë se quhej “John of the Gods” i cili i mori në shtëpinë e tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme