Në Wuhan mund të jetë gjetur pacienti Zero i Covid dhe s’është infektuar në dhjetor

18:46 | 31 Maj 2021
Trina Galanxhi

Shkencëtarët kanë gjetur gruan e quajtur Pacient Su, e cila mendohet të jetë pacienti Zero i infektuar me koronavirus në Wuhan të Kinës, aty ku virusi shpërtheu për herë të parë. Bëhet fjalë për një 61 vjeçare, për të cilën thuhet se jeton diku afër Institutit të Virologjisë në Wuhan, atu ku dyshohet gjithashtu të ketë dalë aksidentalisht virusi.

61 vjeçarja, pasi u sëmur për herë të parë, me simptoma të ngjashme me të Covid, u dërgua në Spitalin Rongjun në Wuhan.

Autoritetet kineze deklaruan tek OBSH rastet e para të Covid më datë 8 dhjetor, por sipas shkencëtarëve, virusi ka shpërthyer më herët, që në shtator.

Shkencëtari Demaneuf ka thënë për Mail: “Ne ishim në gjendje të përcaktojmë emrin e saktë, moshën dhe adresën e një rasti shumë të hershëm të Covid, të infektuar një muaj para se të deklarohen rastet zyrtare. Ne dyshojmë se është pacienti zero i Covid”.

Sipas Mail on Sunday, detajet në lidhje me “Pacientin Su” u zbuluan përmes një gabimi të bërë nga një zyrtar kryesor kinez. Rezulton se pacientja e dyshuar si e para e infektuar jeton pranë institutit, e cila përdor shpesh linjën e metrosë pranë vendbanimit.

Thuhet se lëvizjet e saj para se të shtrohej në spital kanë luajtuar një rol të rëndësishëm në përhapjen e virusit në gjithë Wuhanin. Fotot e saj nuk janë publikuar nga mediat.

Profesori i biostatistikës në Universitetin Wuhan, Yu Chuanhua ka thënë se ai ka të dhëna për tre persona të tjerë që u sëmurën para dhjetorit.

Lajmet vijnë ndërsa Kina po përballet me një presion në rritje për të dhënë detaje të tjera lidhur me origijnën e virusit. SHBA-të dhe Britania kanë hedhur dyshimet se virusi mund të ketë dalë nga laboratori.

Thirrjet për një hetim të plotë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tani janë përsëritur edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden i cili ka kërkuar hetim më të thelluar./tp/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme