Organizatorët e debatit presidencial amerikan kanë vendosur që formati i përplasjes së ardhshme televizive mes Donald Trump dhe Joe Biden të jetë virtual dhe jo në person.
Trump e ka refuzuar propozimin, duke e quajtur idenë e debatit virtual si qesharak, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, formati ishte i pranueshëm për dy ish-presidentët, Richard Nixon dhe John F Kennedy, kur po garonin për Shtëpinë e Bardhë në 1960. Atje, natyrisht nuk kishte asnjë koronavirus.
Por në debatin e tyre të tretë të fushatës, Nixon dhe Kennedy shkuan ballë për ballë, megjithëse përmes një video- lidhjeje nga qytete të ndryshme në brigjet perëndimore dhe lindore të SHBA-ve.
“Të dy kandidatët nuk do të ndajnë të njëjtën platformë,” tha moderatori Bill Shadel kur hapi debatin. “Në Nju Jork, senatori i nominuar për president John F Kennedy. I ndarë nga 3,000 milje, në një studio në Los Anxhelos, Zëvendës-Presidenti i nominuar për president Richard M Nixon”./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...