Në Venezuelë zbulohet versioni mutant i koronavirusit

01:13 | 8 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Një version mutant i koronavirusit është zbuluar në Venezuelë, i cili pretendohet se po përhapet më shpejt, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro për televizionin shtetëror tha se një version i ndryshuar i koronavirusit, i cili ishte zbuluar më parë në Kili, Ekuador dhe Peru, është zbuluar gjithashtu në Venezuelë.

Ai theksoi se rasti është paraqitur në provincën Zulia në kufi me Kolumbinë.

“Ky rast po përhapet tani në Kolumbi, ndërsa para do kohe zbuluam se versioni britanik i koronavirusit erdhi në vendin tonë nga Kolumbia”, tha Maduro.

Ai paralajmëroi opinionin, duke theksuar se kanë marrë masat e nevojshme paraprake në kufi. Ai theksoi se numri i rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Kolumbi është rritur shumë gjatë ditëve të fundit.

Një lloj mutant i koronavirusit që u shfaq në Brazil u zbulua më parë në tre qytete në Venezuelë.​​​​​​​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme