Turqia po përgatitet të bëhet vendi i parë në botë që do të aplikojë tri doza të vaksinës anti-covid. Diçka e tillë kërkohet nga mjekët dhe ekspertë të shëndetit, veçanërisht për personat që kanë marrë injeksionin me Coronavac. Nga studimet shkencore është zbuluar se qytetarët që kanë marrë vaksinën kineze nuk kanë arritur një nivel të lartë antitrupash për t’u mbrojtur nga virusi ndaj ekspertët kërkojnë që ata të marrin edhe një dozë të tretë.
Fillimisht kërkohet që diçka e tillë të aplikohet për stafet mjekësore dhe grupe të tjera të riskut që kanë marrë dy doza të vaksinës së Sinovac. Sipas ekspertëve, në Shtator do të ketë një analizë për procesin e vaksinimit dhe atëherë do të vendoset nëse një dozë e tretë do të aplikohet për të gjithë popullatën. Ky diskutim nisi pas deklaratës në media të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se kishte marrë tri injeksione për t’u mbrojtur nga Covid.
Aktualisht në Turqi po aplikohen dy lloje vaksinash, ato të Sinovac dhe Pfizer Biontech. Deri tani janë vaksinuar 42 milionë persona nga të cilët më shumë se 15 milionë qytetarë kanë marrë dy doza. Autoritetet parashikojnë që deri në fund të muajit të përfundojë procesi i vaksinimit në Stamboll./klannews/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...