Në prag të Ditës Botërore të Refugjatëve, qindra emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Spanjës.
Tre anije sollën mbi 600 emigrantë në portin e Valencias të dielën pasi Roja Bregdetare shpëtoi të premten dhe të shtunën shpëtoi mbi 900 emigrantë në Ngushticën e Gjibraltarit. Vendet e Evropës Jugore po bëjnë thirrje për një zgjidhje të krizës shkaktuar nga fluksi masiv i migrantëve që po arrin në brigjet e tyre.
Anija humanitare “Aquarius”, me ndihmën e anijeve italiane, “Dattilo” dhe “Orione”, solli 629 migrantë në Spanjë të dielën. Ata u shpëtuan në brigjet e Libisë javën e kaluar nga barka kontrabandistësh dhe u pranuan nga Spanja, pasi u refuzuan nga Italia dhe Malta. Ky grup migrantësh i shtohet 930 të tjerëve që u shpëtuan nga Roja Bregdetare e Spanjës në Ngushticën e Gjibraltarit që nga e premtja.
“Qeveria spanjolle ka vendosur që t’u japë një leje qëndrimi prej 45 ditësh për arsye humanitare”.
Autoritetet spanjolle thanë se do t’u jepnin azil, aplikantëve sipas ligjit spanjoll dhe Franca ofroi të pranonte migrantë që i plotësonin kushtet, nëse donin të shkonin atje. Gjermania nuk ka shprehur qëndrim për valën e fundit të migrantëve pasi politika mikpritëse e kaneclares Angela Merkel, e vuri në pikëpyetje të ardhmen politike të saj.
Vendet evropiano-jugore po shqetësohen nga fluksi masiv i imigrantëve që po mbërrin në brigjet e tyre dhe duan një politikë të Bashkimit Evropian që do të siguronte një ndarje të drejtë të përgjegjësisë.
“Duhet të krijojmë qendra evropiane ku të shqyrtohen aplikimet në vendet e origjinës dhe transit. Kështu mund të përshpejtojmë procedurat e identifikimit dhe kërkesave për azil në Evropë”.
Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të dielën që të arrijnë një marrëveshje dhe u kërkoi komuniteteve lokale që t’i ndihmojnë njerëzit e dëshpëruar.
“Shpresoj që vendet e përfshira në këto procese, të arrijnë një marrëveshje për të siguruar me përgjegjësi dhe njerëzi. Ndihmën dhe mbrojtjen e atyre që janë të detyruar të lënë vendin e tyre. Secili nga ne duhet t’u afrohet refugjatëve, t’i takojë dhe të vlerësojnë kontributin e tyre për komunitetin”.
Një ligj i Bashkimit Evropian, i njohur si Rregulli i Dublinit parashikon që vendet anëtare ku azil-kërkuesit arrijnë fillimisht, janë përgjegjëse për të shqyrtuar kërkesat e tyre. Kjo vendos një barrë të rëndë për vendet mesdhetare si Greqia, Malta dhe Italia ku zbresin fillimisht imigrantët./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?