Google ADS

Në takimin e Vuçiqit me Grenell prezent ishte edhe dhëndri i Trumpit

11:27 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

“Përfundimi i një vizite dy-ditore në Uashington, DC me bisedime të shkëlqyera në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert O’Brien, Këshilltar Special për Presidentin e SHBA dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, dhe i Dërguari Special për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenell”.

Vuçiq e shkroi këtë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter me foto të takimit, dhe postimi u ripostua nga Grenell.

Sipas Blicit, kjo bisedë nuk ishte njoftuar, dhe se Kushner ishte ftuar në takim nga Richard Grenell, transmeton portali arbresh.info.

Sipas burimeve të gazetës serbe, biseda ka zgjatur më shumë se një orë dhe se ishte “shumë e suksesshme”.

“Ata kanë treguar shumë mirëkuptim në zgjidhjen e problemit të Kosovës, ata e dinë që është një çështje shumë e vështirë për Serbinë, por gjithashtu që të gjithë duhet të fitojnë, ose të humbasin, që të dy palët duhet të jenë të pakënaqur”, tha burimi.

Grenell gjithashtu ka cicëruar një tweet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA (NSC) duke thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë një rëndësi të madhe për administrimin e presidentit amerikan Donald Trump.

NSC, një organ që këshillon Presidentin e SHBA për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, ka përfshirë në një postim në Tëitter një foto nga një takim i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe të dërguarit special presidencial të SHBA për Dialogun në Beograd/Prishtinë Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme