Në Siri gjenden 5 kufoma të ushtarëve iranianë

16:36 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kufoma të 5 ushtarëve iranianë, të cilët humbën jetën në luftën civilë në Siri, janë konfirmuar përmes testit të ADN-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Gardës Revolucionare të Iranit theksohet se trupat e vdekur të 5 ushtarëve iranianë që humbën jetën në përleshjet në Siri u identifikuan me teste të ADN-së.

Në njoftimin thuhet se ushtarët Said Ensari dhe Mejsem Nazari janë nga provinca e Teheranit, Hamid Muhamed Rizai nga Kazvin, Muhamed Kanberian nga Simnan dhe Seid Xhevad Esedi nga provinca Mazendaran. Varrimi i ushtarëve do të bëhet javën e ardhshme.

Sipas shifrave jozyrtare, numri i ushtarëve të vrarë iranianë në konfliktin në Siri është rreth 2.400.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme