Një varkë me 10 trupa të pajetë dhe dhjetëra emigrantë të tjerë që përpiqëshin të kalonin Mesdheun ka mbërritur në Sicili gjatë ditës së djeshme.
Ekuipazhi i anijes Geo Barents, drejtuar nga organizata bamirëse “Mjekët pa Kufij” (MSF), gjeti kufomat në një varkë të mbipopulluar 30 milje detare larg brigjeve libiane, shkruan Reuters.
Ata besohet se janë mbytur pasi kishin kaluar 13 orë në kuvertën e poshtme të varkës ku kishte një aromë të fortë karburanti.
Rreth 186 persona të shpëtuar në tre operacione të veçanta në ujërat ndërkombëtare në Messina, një port në ishullin jugor italian.
“Ne shpresojmë se ata do të marrin të gjithë ndihmën që u nevojitet,” tha MSF në Twitter, duke shtuar se ata që vdiqën tani do të kenë “një varrim të denjë”.
Italia ka parë një rritje të mprehtë të emigrantëve me varka në javët e fundit dhe mbërritjet e fundit masive do të ushtrojnë presion të mëtejshëm mbi qeverinë e kryeministrit Mario Draghi për të siguruar një marrëveshje me partnerët e Bashkimit Evropian mbi mënyrën e trajtimit të emigrantëve.
Rreth 59 mijë e 702 emigrantë kanë zbarkuar në Itali këtë vit, sipas të dhënave të ministrisë së brendshme, nga 32 mijë e 476 në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
MSF tha se mbi 1 mijë e 200 njerëz kishin vdekur gjatë udhëtimit të rrezikshëm detar për të arritur në Evropë deri më tani në 2021.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...