Një drejtor i një shkolle në Angli është mjaft i shqetësuar për sigurinë e shëndetit te fëmijëve me hapjen e shkollave.
Sipas tij një distancë sociale nuk ekziston në shkolla.
Në një letër dërguar prindërve, Howard Fisher drejtor i shkollës fillore St George’s Primary School në Sheerness, Kent, shkroi: “Unë do të doja që çdo nxënës të përsërit vitin se sa të kthehen në shkollë kaq shpjet edhe të humbasim ndonjë fëmijë.”
Qeveria ka planifikuar rihapjen e shkollave fillore në Angli që nga 1 qershori, shkruan arbresh.info
Departamenti i Edukimit tha se mirëqenia e fëmijëve dhe e stafit janë në bazë për këto vendime.
Shkollat janë mbyllur që nga muaji mars për të gjithë nxënësit.
Kryeministri Boris Johnson ka bërë publike planin për disa grupe të nxënësve të kthehen në shkollat e tyre që nga 1 qershori, duke filluar me parashkollorët, vitin e parë dhe vitin e gjashtë, por gjithmonë nëse situata e pandemisë lejon një gjë të tillë.
Sidoqoftë për z. Fisher nuk ekziston një gjë e tillë si distancimi social në shkolla.
Ai shkroi : “Arsyeja e shpërndarjes së sëmundjeve në shkolla nga fëmijët është një surprizë në të cilën të gjithë ne kemi kontakt me të. Unë mund të vendos dy nxënës në klase të ndryshme dhe ata prapë mund të marrin varicelën sepse kështu funksionon në shkolla.”
Ai sugjeroi se më mirë do të ishte nëse çdo fëmijës i jepet edhe një shans vitin tjetër për të përsëritur vitin si shkak i çmimit të lartë që kjo do të na kushtoj.
“Më besoni, më shumë do të doja të përsëritet viti sesa të humbas një fëmijë. Pse ky nuk është një debat kombëtar, sepse do të kushtoj shumë para!”
“Deri më tani rreth 5% e fëmijëve janë të infektuar me COVID-19” tha profesoresha Adilia Warris, një pediatre për sëmundjet ngjitëse në Universitetin e Exeter./arbresh.info/
https://www.facebook.com/StGeorgesIOS/photos/a.267291996960959/1095313354158815/?type=3
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...