Një tjetër lajm i keq vjen si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas disa mediave amerikane që citojnë një burim të “Federal Reserve System” emergjenca e koronavirusit mund t’iu kushtojë vendin e punës rreth 47 milionë amerikanëve brenda muajit qershor.
Sipas ekonomistit Miguel Faria-e-Castro, niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara mund të kërcejë në shifrat alarmante prej 32% brenda tremujorit të dytë të vitit, duke kaluar dhe ato të kohës së Depresionit të Madh.
“Një tronditje e përmasave të tilla nuk është parë në 100 vitet e fundit”, shkruan ekonomisti./kohajone/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...