Mbështetësit dhe familjarët e Aleksei Navalnyt janë duke shënuar ditën kur kritiku i ndjerë i Kremlinit do të duhej të mbushte 48 vjet.
Organizimet janë duke u mbajtur jashtë Rusisë, derisa brenda territorit rus shumë njerëz kanë shkuar te varri i tij për ta kujtuar, pavarësisht paralajmërimeve për tubimet e paautorizuara.
Vdekja e Navalnyt është bërë e ditur më 16 shkurt në burgun Ujku Polar në Arktik të Rusisë, ku ka qenë duke vuajtur një dënim me burgim, lidhur me akuzat për ekstremizëm, të cilat, ai dhe mbështetësit e tij, i kanë konsideruar si të motivuara politikisht.
Ceremonia e përkujtimit për Navalnyn është mbajtur në Berlin, në të cilën ka marrë pjesë edhe e veja e tij, Yulia Navalnaya.
Në Moskë, njerëzit kanë dërguar lule te varri i Navalnyt.
Navalny është përballur me kushte të rënda në burg, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se ai ka vdekur prej “kushteve natyrale” dhe kanë refuzuar të dorëzojnë trupin e tij te famijarët për gati një vit.
Navalny ishte arrestuar në janar të vitit 2021, menjëherë pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas një helmimi, gati fatal, me agjent nervor Noviçok.
Ai ka thënë vazhdimisht se helmimin e kanë kryer zyrtarë rusë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Gruaja e Navalnyt konsideron që burri i saj është vrarë, derisa presidenti amerikan, Joe Biden dhe disa zyrtarë tjerë perëndimorë kanë thënë se e mbajnë Moskën përgjegjëse për vdekjen e tij.
Në ceremoninë e varrimit të Navalnyt, më 1 mars, kanë marrë pjesë mijëra persona, dhe atë ditë është shënuar marshi më i madh i disidentëve të regjimit të Putinit, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022./rel
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?