Një ish-zyrtar i lartë i CIA deklaroi se në Rusi kanë nisur lëvizjet në mënyrë sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global, sipas mediave të huaja.
Sipas ish-kreut të CIA në stacionin e Moskës, Daniel Hoffman, ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona që janë më afër Putinit.
“Këta njerëz do të veprojnë në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari.
Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman.
Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se janë tre lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij. Në krye të listës për të marrë kontrollin e Moskës është Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit.
Alexander Bortnikov, drejtori i agjencisë sekrete të inteligjencës ruse FSB, mendohet gjithashtu një nga personat mund të udheheqë Kremlinin. Megjithatë, ndoshta zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, një aleat i Putinit, i cili ka pasur një rol shumë të dukshëm në konfliktin e Rusisë në Ukrainë.
Një tjetër ish-agjent i CIA-s, Ronald Marks, ka rënë dakord se në Rusi mund të vendoset një udhëheqës i ri dhe shtoi se nëse Putini rrëzohet, Moska do të përfshihet nga kaosi për shkak të luftës për pushtet./abcnews.al
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...