Në Rusi arrestohen dy shtetas amerikanë

13:22 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Dy shtetas amerikanë u arrestuan në qytetin rus Novorossiysk, konfirmoi sot ambasada e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët në Moskë, zëdhënësja Andrea Kalan tha se nuk mund të jepte më shumë detaje për qytetarët e ndaluar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu konfirmoi arrestimet në një post në Facebook.

Një gjykatë e qarkut në qytet në faqen e saj zyrtare publikoi emrat e Kole Brodowski dhe Hague David Udo në rastet e shkeljes së regjimit kufitar.

Të dy personat njihen se janë vullnetarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Më parë, Kyle, babai i Kole Brodowski, publikoi në Facebook se djali i tij u arrestua në mbledhjen e kishës të premten e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme