Një zjarr i madh ka shpërthyer në një termocentral në qytetin rus Perm.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë dhe videot, ku shihet tymi i zi duke dalë nga termocentrali Permskaya CHPP-9, në pjesën qendrore të Rusisë.
Deri më tani nuk dihet akoma shkaku i zjarrit, ndërsa retë e tymit të zi kanë mbuluar qytetin rus.
Mediat ruse raportojnë se zjarri kishte shpërthyer në kulmin e termocentralit.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri kishte shpërthyer fillimisht në një punëtori brenda termocentralit.
Rreth 500 persona që gjendeshin brenda objektit janë evakuuar, kurse Perm gjendet rreth 2 mijë kilometra larg Ukrainës.
In #Russian #Perm, the roof of the boiler of a combined heat and power station is on fire. pic.twitter.com/jjh5OCJtWr
— NEXTA (@nexta_tv) November 30, 2022
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...