Në qytetin me 25 milionë banorë, në muajin prill nuk është shitur asnjë makinë

00:55 | 25 Maj 2022
Trina Galanxhi

Zona më e madhe metropolitane e Kinës, shtëpia e 25 milionë banorëve, është nën masa të rrepta izolimi për shtatë javë, ndërsa Kina vazhdon me masat e rrepta të kontrollit të pandemisë, të cilat kanë pasur një ndikim të fortë në ekonomi.

Autoritetet kanë urdhëruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin shumë kompani, ndërsa po përpiqen që të reduktojnë numrin e të infektuave me koronavirus, transmeton portal arbresh.info

Kufizimet për shkak të koronavirusit kanë prekun edhe tregun lolak të makinave në Shangai, pothuajse të gjitha shitoret e makinave janë mbyllur dhe gjatë muajit prill nuk është shitur asnjë makinë.

Shitjet e makinave në Kinë ranë 46 për qind në prill, krahasuar me mars 2022.

Sipas vlerësimeve të CNN, më shumë se 30 qytete në Kinë janë nën mbyllje të plotë ose të pjesshme, duke prekur deri në 187 milionë njerëz në mbarë vendin.

Shangai është jashtëzakonisht i rëndësishëm për industrinë kineze të automjeteve.

Qyteti renditet i pari në shitjet totale të makinave – rreth 736,700 automjete të reja u shitën në Shangai vitin e kaluar, më së shumti ndër të gjitha qytetet kineze, sipas statistikave nga rregullatori kryesor i sigurimeve të vendit.

Shangai gjithashtu është një qendër e madhe prodhimi, është shtëpia e prodhuesve të makinave si Tesla dhe Volksëagen, si dhe furnizuesit kryesorë të pjesëve si Bosch dhe ZF Group.

Toyota njoftoi javën e kaluar se kishte mbyllur 14 linja prodhimi në tetë fabrika në Japoni, për shkak të mungesës së pjesëve si rezultat i mbylljes në Shangai.

Nissan Motor gjithashtu raportoi një rënie prej 46% të shitjeve në Kinë nga një vit më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme