Në Melbourne, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur nivelet rekord dhe mjekët ia atribuojnë këtë tubimeve të paligjshme në shtëpi për të parë ngjarjet kryesore sportive gjatë mbylljes gati dy mujore.
Autoritetet vlerësojnë se afro një e treta e infeksioneve të reja nga gjithsej 1438 mund të lidhen me tubimet në shtëpi fundjavën e kaluar, ku shumica e njerëzve janë mbledhur për të parë finale e madhe të futbollit australian, transmeton portal arbresh.info
“Shumë nga këto raste mund të ishin shmangur plotësisht. Unë nuk po përpiqem të fajësoj askënd, thjesht po përpiqem të shpjegoj sepse shumë njerëz do të pyesin veten se si u rritën rastet kaq shumë”, tha Daniel Andreës, në një konferencë shtypi.
Zyrtarët zbuluan shifrat e të enjtës, me një rritje prej 50 përqind nga dita e mërkurë, e cila tashmë po konsiderohet si pengesë e madhe në luftën kundër Covid-19.
Australia është duke “luftuar” që të vaksinojë 5.5 milionë të rritur në vend.
Gjysma e popullsisë mbi moshën 16 vjeç mori dozën e parë, e cila është nën mesataren kombëtare prej 53 përqind, pasi zyrtarët përgjysmuan intervalet midis marrjes së Pfizer në qendrat shtetërore të vaksinimit në tre javë pas rritjes së stokut./arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA