Në Qipron Turke shënohet vdekja e parë nga Covid-19

01:12 | 29 Mars 2020
Trina Galanxhi

Në Qipron Turke është shënuar rasti i parë i vdekjes për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ka vdekur një turist gjerman i moshës 67-vjeçare i cili trajtohej për Covid-19 në spitalin “Dr. Burhan Nalbantoğlu” në Nikosia.

Gjithashtu në deklaratë thuhet i ndjeri vuante nga shqetësime obstruktive pulmonare dhe çrregullime të hipertensionit.

Në Qipron Turke, Covid-19 u regjistrua për herë të parë më 10 mars tek një turiste gjermane të moshës 65-vjeçe. Ndërkohë numri i rasteve me koronavirus në vend ka arritur në 61./aa/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme