Ish Presidenti i Brazilit, tashmë në burg, Luiz Inacio Lula da Silva pritet të heqë dorë nga vullneti për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë refuzoi kërkesën e tij të fundit.
Kështu, nëse konfirmohet edhe zyrtarisht ky vendim, largohet kandidati më i njohur nga gara e tetorit dhe i hapet rruga pasardhësit të zgjedhur të Lulës, Fernando Haddad, për t’u bërë kandidat i Partisë së Punëtorëve (PT).
Gjyqtari Edson Fachin, në një vendim të publikuar në faqen e internetit të gjykatës, vendosi kundër një kërkese nga ekipi ligjor i Lulës që argumentoi se Brazilit u kërkohej të ndiqnin rekomandimet e Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe të lejonin Lula të garonte për presidencën nga burgu.
Ekipi ligjor i Lulës do të apelojë vendimin e së enjtes dhe ka aktualisht dy apele të ndara në pritje, megjithatë, burimet pranë PT thanë se Lula pritet t’i dorëzojë një letër Haddad, gjatë një takimi në qelinë e burgut midis të dyve, ku do t’i hapë udhë për të garuar.
Në letër, Lula, e cila mbetet politikani më i popullarizuar i Brazilit, do t’u kërkojë ithtarëve të tij të votojnë për Haddad, thanë burimet. PT ka afat deri në fund të ditës së martë për të regjistruar Haddadin si kandidatin e saj presidencial, sipas një vendimi të gjykatës zgjedhore.
Lula, i cili ka shërbyer si president nga 2003-2010, nuk ka të drejtë për të kandiduar sipas ligjit “Clean Slate” të Brazilit, i cili ndalon kandidatët që të konkurrojnë nëse kanë dënime që janë mbështetur në apel.
Lula kryeson garën elektorale me 39 përqind të të votave, sipas sondazhit Datafolha ndërsa rivali i tij më i afërt, ekstremisti i djathtë Jair Bolsonaro, ka 19 për qind./tch/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...