4.2 tonë kokainë janë kapur në Portugali.
Vlera e drogës kap shumën e 100 milionë dollarëve (apo mbi 90 milionë eurove), shkruan EuroNews.
Lidhur me këtë rast akoma nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Siç raportohet nga mediat ngarkesa e kokainës ishte fshehur brenda gjashtë paletave të bananeve.
Sasia e kokainës ishte dërguar nga Kolumbia dhe kishte mbërritur në portin e Setubal në Portugali.
Koordinatori i policisë, Vitor Ananias, theksoi se konfiskimi i kësaj sasie është goditje e madhe për grupin kriminal në fjalë.
Ananias theksoi se ky grup është i njohur për autoritetet.
Aksioni ishte i koordinuar nga policia portugeze dhe nga disa polici tjera ndërkombëtare. Kjo kapje ishte një nga më të mëdhatë të viteve të fundit.
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj