Tre ushtarë indian kanë mbetur të vrarë në një përleshje me forcat kineze në Ladakh në rajonin e Kashmirit.
Ushtria indiane tha se “zyrtarë të lartë ushtarakë të të dy palëve po takohen për të zbutur situatën”, duke shtuar se të dy palët patën viktima, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Kina u përgjigj duke i bërë thirrje Indisë të mos ndërmarrë veprime të njëanshme ose të shkaktojë telashe, sipas agjencisë Reuters.
Kina ka akuzuar gjithashtu Indinë për kalimin e kufirit dhe sulmin ndaj ushtarëve kinezë, tha agjensia AFP.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian u citua të thoshte se India kishte kaluar kufirin, “duke provokuar dhe sulmuar personelin kinez, duke rezultuar në konfrontim serioz fizik midis forcave kufitare nga të dy palët”.
Pekini nuk ka njoftuar për viktima.
Përplasja vjen mes tensioneve të rritura midis dy vendeve.
Kujtojmë se, India ka akuzuar Kinën për dërgimin e mijëra trupave në luginën Galwan të Ladakh. / arbresh.info/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...