E rrethuar nga një ushtri gazetarësh dhe mijëra mbështetës, kryetarja e Gjykatës Supreme të Polonisë shkoi në zyrën e saj të mërkurën, duke refuzuar ligjin e ri që detyron dhjetëra gjykatës të dalin në pension më herët.
Gjykatëses 65-vjeçare, Malgorzata Gersdorf i ishte dhënë që më herët lajmërimi se dilte në pension të martën në mesnatë, por ajo e refuzoi ligjin dhe, ashtu siç kishte premtuar më herët, shkoi në punë.
Gjykatësja, gjatë protestave masive të një dite më parë, që po pasohen nga të tjera, tha se reforma e qeverisë është një spastrim.
Ligji i ri thotë se e ka ulur moshën e pensionit për gjykatësit nga 70 në 65 vjeç dhe kjo sjell automatikisht largimin e 40% të gjykatësve të Gjykatës së Lartë, një pjesë e mirë e të cilëve kritikë të qeverisë.
Kjo e fundit, e drejtuar nga “Partia Ligj dhe Drejtësi”, thotë se reforma është e nevojshme për të rindërtuar një sistem joefikas drejtësie dhe për të zëvendësuar gjykatësit që janë në detyrë që prej epokës komuniste.
Situata pritet që të komplikohet edhe më tepër në Gjykatën e Lartë, ku presidenti Andrzej Duda ka caktuar zëvendësuesin e gjykatëses Gersdorf. Po ashtu pritet që protestat popullore në mbështetje të gjykatësve të shtohen.
Duket se edhe Bashkimi Europian është në krahun e gjykatësve, pasi ka nisur veprime ligjore ndaj qeverisë polake, të cilën e akuzon se me ligjin e ri po dëmton pavarësinë e gjyqësorit./tch/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...