Në Finlandë, 29 nga 200 anëtërët e tanishëm të Parlamentit kanë përjetuar ngacmime seksuale brenda ndërtesës.
Në mesin e 29 raportimeve që po ngacmoheshin ishte një shumicë mashkullore, me 17 deputetë meshkuj dhe 12 deputetë femra. Sondazhi nuk pyeti se kush e kishte ngacmuar dhe ku ndodhën ngacmimet në ndërtesë. 101 deputetë raportuan se kishin dëgjuar biseda seksiste, transmeton portali arbresh.info
Kryeparlamentarja aktuale, Paula Risikko tha para mediave se Parlamenti është vend i punës dhe se rregullat duhet të respektohen brenda një ambienti të punës.
Ajo theksoi se kanë filluar të merren masa të reja për ngacmimet seksuale.
Ngacmimet seksuale në ndërtesën e Parlamentit morrën vëmendje e medias kombëtare në fund të vitit 2017, kur një deputet u përpoq të puthte pa dëshirë një deputete femër.
Ai u dënua më vonë me gjoba, por prokuroria po kërkon burgim të pezulluar përmes nivelit të gjykatës së apelit./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...