Parisi prej disa vitesh ka qenë një ndër qytetet me ndotje të tepërt të ajrit.
Për të përmisuar cilësinë e ajrit, autoritetet në Paris kanë marrë vendim që të mbjellin 170 mijë pemë, transmeton portal arbresh.info
Pemë shtesë do të mbillen kudo ku ka vende, përgjatë rrugëve, në sheshe, në parqe, por edhe përgjatë autostradave rreth qytetit, njoftoi administrata e qytetit.
Pemët thithin dioksidin e karbonit, përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe kontribuojnë në freksimin e qytetit gjatë valëve të nxehtit të verës.
Përveç kësaj, pemët janë një pengesë natyrore ndaj zhurmës dhe ndotjes vizuale, e cila po dëmton shëndetin e parizianëve dhe zvogëlon stresin.
Përkundër ndotjes së ajrit, Parisi konsiderohet si nga qytetet europiane me më së shumti pemë.
Rreth 200 mijë pemë janë në qytet dhe 300 mijë të tjera në urbane të Boulogne dhe Vincennes.
Pemët shtesë do të mbillen deri në vitin 2026.
Në sezonin e parë të mbjelljes 2020/21 pothuajse 14,000 pemë të reja janë mbjellë tashmë.
Që nga viti 2014, Parisi monitoron popullsinë e tij të pemëve duke përdorur një sistem të automatizuar, secila pemë ka kartën e saj dixhitale të identitetit dhe inspektohet çdo vit.
Këshilli i Shtetit Francez bëri të ditur gjatë verës se përpjekjet për të përmirësuar klimën në Paris ishin urgjente të nevojshme./arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë