Hungaria nuk do të mbështesë asnjë sanksion për gazin dhe naftën ruse, ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez Peter Sziyatro.
“Ne nuk i mbështesim propozimet për sanksione energjetike kundër Rusisë”, tha ministri hungarez, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se kjo vlen jo vetëm për importet e naftës dhe gazit, por edhe për bashkëpunimin me Rusinë në energjinë bërthamore, veçanërisht furnizimin me karburant për termocentralin bërthamor Paks në Hungari.
Ministri i Jashtëm tha se Hungaria, e cila ndan një kufi me Ukrainën, do të bënte “gjithçka” për të garantuar sigurinë e furnizimit të saj me energji.
Deklaratë të njejtë, pati dhënë edhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë muajit të kaluar.
“Ndërsa ne dënojmë ofensivën e armatosur ruse dhe dënojmë gjithashtu luftën, ne nuk do të lejojmë që familjet hungareze të detyrohen të paguajnë çmimin e luftës. Prandaj, sanksionet nuk duhet të shtrihen në zonat e naftës dhe gazit,” tha Orban.
Orban beson se sanksionet kundër sektorit rus të naftës dhe gazit do të jenë një “barrë e rëndë në mënyrë disproporcionale për Hungarinë”.
Në fillim të këtij muaji, BE miratoi sanksione të reja ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo ndaj importeve të qymyrit. BE-ja ka thënë se po punon për një raund sanksionesh kundër Rusisë që do të përfshinte edhe importin e naftës./The Independent/arbresh.info/
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin