Në mesin e shtetasve të huaj vullnetarë që tregojnë përpjekje për kërkimin dhe shpëtimin e personave në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Izmir është i përfshirë edhe një shqiptar.
Pas tërmetit 6.6 ballë që ndodhi më 30 tetor në brigjet e rajonit Seferihisar të qyteti Izmir në Turqi, në qytet mbërritën ekipe të shumta zyrtare dhe nga shoqëria civile për kërkime.
Në mesin e këtyre tërheq vëmendjen ekipi i kërkim-shpëtimit të Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (HH) në të cilin ndodhet personeli dhe vullnetarë me shtetas të huaj.
Ekipi ku janë të përfshirë shtetas nga Shqipëria, Siria, Egjipti dhe Afganistani, merr pjesë me përkushtim në punimet e kërkim-shpëtimit për personat që ndodhen nën rrënoja.
“Ne vrapuam për të shprehur mirënjohjen tonë, erdhëm”.
Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive.
Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir.Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë.
“Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”– tha ai.
Një student në Departamentin e Inspektimit të Ndërtimit të Universitetit Ağrı İbrahim Çeçen, Siriani Alaa Eddin Darwish deklaroi se ata erdhën për të shpëtuar njerëz dhe se dje morën trupat e pajetë të 2 personave nga rrënojat.Duke deklaruar se ata po bëjnë çmos për të shpëtuar ata që ishin nën rrënoja, Darwish tha, “Ne jemi këtu në rrugën e Allahut. Unë jam këtu për të falënderuar kombin Turk.”
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...