Aeroplani i rrëzuar i kompanisë “Ethiopian Airlines” ishte i mbushur me punëtorë humanitarë dhe ekspertë ndërkombëtarë, shumica prej të cilëve kishin udhëtuar për të marrë pjesë në një samit për mjedisin në Nairobi të Kenias.
Njëzet e dy anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara janë në mesin e 157 njerëzve të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit me fluturimin “ET302”. Aeroplani u rrëzua në një fushë pranë qytetit Addis Ababa të Etiopisë. Lajmin për vdekjen e punëtorëve të Kombeve të Bashkuara e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj organizate, Stephane Dujarric.
Shkak për praninë e madhe të këtyre zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara në këtë aeroplan ishte Asambleja për Mjedisin, e cila ka filluar sot dhe e cila organizohet pikërisht nga kjo organizatë e rëndësishme ndërkombëtare. Përndryshe, ky samit vlerësohet si takimi i nivelit më të lartë për mjedisin, ndërsa në të diskutohet për sfidat e shteteve të ndryshme.
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë samit mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave, ndërsa flamujt e organizatës u ulën në gjysmështizë, shkruan “CNN”
Gërvalla sot në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave t...
Izraeli vë në shënjestër vendet e prodhimit të armëve të gru...
Mosdalja e pagave, Hoti: Neglizhencë ndaj detyrave ligjore q...
Angelina Jolie heq dorë nga padia kundër FBI-së
Pas një karriere të jashtëzakonshme, Iniesta do t’i th...
Emërohet kryeministri i ri në Japoni