Mafiozët vrasin, por një kryetar bashkie që bën mirë arrestohet?
Në kohën kur në pjesë të ndryshme të Europës, ndjenjat kundër emigrantëve nuk njohin veçse rritje, në një qytezë të vogël të Kalabrisë, vendas e të huaj bashkë kanë dalë në protestë për të mbështetur kryetarin e arrestuar të bashkisë.
Përkrahësit e Domenico Lucanos janë të bindur se ndalimi i tij është bërë për arsye politike. Në 2009-ën, pak pas rizgjedhjes në post dhe disa vite pasi i kishte hyrë politikave mikpritëse të emigracionit, mbi Lucanon shtinë nga dritarja e restorantit ku po hante me miqtë e tij.
Emigrantë nga 20 vende të botës, përfshirë Eritrean, Somalinë, Nigerinë e Pakistanin, e kanë parë nga afër atë tabelë. Riace është shndërruar ngadalë në një model të shumëlavdëruar integrimi, por javën e kaluar Luacanos, njeriut që i ndryshoi jetën shumë italianëve e të huajve, iu vunë prangat me akuzën e nxitjes së emigracionit të paligjshëm. Për Matteo Salvinin, vlera e tij është “zero“, por qindra persona kanë dalë në protestë në mbështetje të kryebashkiakut të përshkruar prej tyre si njeri i ndershëm dhe altruist.
Mafiozët vrasin, por një kryetar bashkie që bën mirë arrestohet? Kjo nuk ka kuptim, tha për “The Guardian” një protestuese, e identifikuar vetëm si Elisabeta
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...