Google ADS

Në kujtim të George H. W. Bush, historia e jetës së tij

16:01 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh.info

George H. W. Bush u lind më 12 qershor 1924 në Massachusetts. Babai i tij Prescott Bush më vonë do të zgjidhej senator. Si babai i tij edhe Bush studioi ekonominë në Universitetin e njohur Yale.

Para se të hynte në politikë Bush ishte bërë i pasur nga biznesi me naftë. Përveç ambasador në Kinë George H. W. Bush ishte edhe anëtar të Dhomës së Përfaqësuesve, shef i Partisë Republikane, ambasador në OKB dhe drejtor i shërbimit të jashtëm sekret CIA. Nën presidentin Ronald Reagan ai shërbeu si nënpresident.

Para presidencës së tij, George HW Bush shërbeu në Marinën e SHBA si një pilot dhe fluturoi mbi misionet e bombardimeve kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bush mësoi për sulmin japonez në Pearl Harbor si adoleshent, dhe gjashtë muaj më vonë, në ditëlindjen e tij të 18, ai u regjistrua në Rezervën Detare të SHBA. Ai vazhdoi të bëhet një nga aviatorët më të rinj në marinën dhe u caktua një oficer fotografik me një skuadron silur.

Gjatë një sulmi kundër Chichi Jima, një ishull të fortifikuar që forcat japoneze përdorën për komunikime dhe furnizime, avioni i Bushit, një TBM Avenger u godit me zjarr anti-ajror, shkruan dialogplus Dy anëtarët e ekuipazhit të Bushit u vranë në sulm.

Bush u shpëtua përfundimisht nga USS Finback, një nëndetëse.

George H. W. Bush ishte një njeri zemërgjerë. Ndonëse më 1993 i humbi zgjedhjet kundër Bill Clintonit, një politikani deri atëherë jo aq të njohur demokrat, ata shpejt u bënë miq. George H. W. Bush i gëzohej suksesit të djemve të tij në politikë. George W. Bush ishte guvernator i Texasit, Jeb Bush guvernator i Floridës. Madje George W. Bush në janar 2001 u zgjodh president i SHBA-ve dhe më 2004 u rizgjodh.

Ndërsa George H. W. Bush e kishte paralajmëruar Sllobodan Millosheviqin se do të ballafaqohej me forcën amerikane nëse sulmon Kosovën, profecia historike e deshi që i biri i tij George W. Bush të vijë në qershor 2007 si president i Amerikës në Shqipëri dhe të paralajmërojë pavarësinë e Kosovës.

Më shumë se për këtë paralajmërim të rëndësishëm politik disa mediat raciste të Evropës ishin të interesuara të shpërndanin gënjeshtrën se Bushit të ri iu vodh ora gjatë vizitës në Fushë Krujë. Shtëpia e Bardhë e demantoi menjëherë këtë fëlliqësi gazetareske. Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë.

Vitet e fundit të jetës së tij George H. W. Bush i kaloi me gruan e tij Barbara në Houston të Texasit. Barbara vdiq më 16 prill 2018 – pas 73 vjet bashkëshortësie me George H. W. Bushin. Tani asaj iu bashkua edhe burri i saj 94-vjeçar./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme