Në kryeqytetin e El Salvadorit hapet gropa gjigante, pamje rrëqethëse të filmuara nga droni

09:32 | 23 Tetor 2019
A. B.

Një gropë gjigante është hapur në kryeqytetin e El Salvadorit, duke bërë kështu që autoritetet lokale të evakuojnë banorët e një lagjeje.

Kjo zonë edhe më parë ka qenë problematike sa i përket rrëshqitjes së dheut, kjo për faktin se shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë me ditë të tëra ka bërë që ky vend të shndërrohet në “det”, transmeton Telegrafi.

Por, deri më tani asnjëherë nuk është hapur një gropë e përmasave të tilla. E se sa të rrezikuar janë banorët e San Salvadorit, e tregojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri me dron.

Në shikim të parë pamjet e gropës ngjajnë me ato të skenave apokaliptike të filmave të Hollywood-it, që mjafton vetëm një hap i pamenduar mirë që vdekja ta pret secilin person në këtë lagje ku është hapur gropa.

https://youtu.be/BmMzVJoOcSM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme