Në Kroaci kanë arritur 19 persona të plagosur, të shoqëruar nga familjarët e tyre nga Ukraina.
Atyre u është siguruar kujdesi në institucionet shëndetësore, për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi të mërkurën, më 26 prill, Ministria e Veteranëve të Kroacisë.
“Me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria kroate vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak, ashtu edhe në aspektin humanitar”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ministria shton se “të gjithë personat do të realizojnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si dhe të personave të tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë”.
Duke kujtuar përvojën e Luftës së atdheut, ministria njoftoi se Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj.
Në mesin e muajit mars, Qeveria e Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës për trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë, i cili përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin.
Nga Ministria e Veteranëve të Kroacisë thonë se janë të bindur për suksesin e mjekimit dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të plagosurve.
Rusia filloi pushtim në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022.
As Ukraina dhe as Rusia nuk i publikojnë shifrat për viktimat.
Megjithatë, në dhjetor të vitit 2022, Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se që nga fillimi i pushtimit rus janë vrarë ndërmjet 10 mijë deri 13 mijë ushtarë ukrainas.
Në dokumentet që së fundmi kanë rrjedhë nga Pentagoni, përmendet se numri i ushtarëve ukrainas të plagosur është mbi 100 mijë.
Këto të dhëna nuk u konfirmuan nga pala ukrainase./rel
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?