Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), një prej institucioneve të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka njoftuar se këtë vit më shumë se 500 migrantë kanë humbur jetën në kontinentin e Amerikës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, në një deklaratë tha se numri i emigrantëve që kanë humbur jetën në kontinentin e Amerikës që nga fillimi i vitit e deri më 14 gusht është rritur në 514, duke shënuar një rritje prej 33 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke kujtuar se vitin e kaluar në kontinent humbën jetën 384 emigrantë, Millman theksoi se “trazira” e krijuar nga kriza politike në Venezuelë mund të jetë kryesisht përgjegjëse për rritjen e vdekjeve të emigrantëve këtë vit.
Ndër të tjera, Millman transmetoi se IOM ka konfirmuar që 89 prej emigrantëve që kanë humbur jetën janë venezuelianë.
Kombësia e më shumë se 100 prej të vdekurve nuk dihet
Millman ka theksuar se më shumë se 100 prej emigrantëve që humbën jetën në SHBA këtë vit nuk u dihet kombësia. Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në normën e vdekjeve të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë në 6 vitet e fundit.
Gjithashtu bëhet e ditur se 259 nga emigrantët janë mbytur në aksidentet me anije në Karaibe ose gjatë kalimit të lumenjve, 65 humbën jetën në aksidente në autostradë, ndërsa të tjerët për shkak të mungesës së ujit, sëmundjeve, mungesës së ndihmës mjekësore nëpër trena dhe viktima të dhunës.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...